Dëmtim në kavilje, titullari i Tiranës humb Vllazninë. Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 10:28

Dëmtim në kavilje, titullari i Tiranës humb Vllazninë. Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë në Kupë

Filip Najdovski humb Vllazninë. Lojtari ka pësuar një dëmtim në kavilje. Në fakt, ai ka marrë një goditje në sfidën me Teutën. Në fund të ndeshjes, këmba i është fryrë dhe këto ditë nuk ia ka dalë të stërvitet.

NAJDOVSKI

Në këto kushte ai ka marrë rrugën drejt Maqedonisë për t’u kuruar. Elton Kale dhe Jurgen Çelhaka nuk do të luajnë me Vllazninë ashtu si edhe Filip Najdovski. Bardheblutë kanë javë që vuajnë dëmtimet e shumta. Në asnjë rast kryeqytetasit nuk kanë qenë të plotë dhe kjo histori do të vazhdojë.

Tirana

Vetëm në fillim të dhjetorit skuadra mund të jetë e plotë dhe shumica e lojtarëve të kenë kaluar dëmtimet. Lajm i mirë është fakti që Kristian Toshevski mund të jetë gati që me sfidën ndaj Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"