“Demat” tabu për Nuabuezen, bomberi i Laçit nuk ka shënuar asnjë gol kundër tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 21:41

“Demat” tabu për Nuabuezen, bomberi i Laçit nuk ka shënuar asnjë gol kundër tyre

Kirian Nuabueze u shpall golashënuesi më i mirë në Superiore sezonin e shkuar, duke shënuar në total 24 gola dhe duke ndihmuar Laçin ta mbyllë edicionin futbollistik në vend të tretë në renditje.

Nuabueze

Nigeriano-amerikani kishte rivalitetin e fortë të sulmuesit Vasil Shkurtaj, që me Kukësin shënoi 22 gola në kampionat.

Të shënosh 24 gola në Superiore, është një arritje fantastike për Nuabuezen, por kundër Partizanit, 27-vjeçari nuk arriti të tundë asnjëherë rrjetën, edhe ka luajtur 5 herë ndaj “demave”. Një rekord negativ për bomberin e kurbinasve, i cili është neutralizuar mjaft mirë nga mbrojtësit e Partizanit sezonin e shkuar si dhe në ndeshjen e sotme që përfundoi në barazim 0-0.

Nuabueze5

Me përditësimin e fundit, Nuabueze është dhe lojtari më i shtrenjtë në Superiore, me kartonin e tij që vlerësohet plot 500 mijë euro. Deri më tani këtë sezon, Nuabueze ka shënuar pesë gola, katër në Kupën e Shqipërisë dhe një gol në kampionat, në ndeshjen e mbyllur 1-1 kundër Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"