Del Piero analizon humbjen e Juves: Është alarmues numri i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:42

Del Piero analizon humbjen e Juves: Është alarmues numri i…

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, ka analizuar humbjen e bardhezinjve ndaj Barcelonës, nga studiot e rrjetit “Sky Sport”.

del piero

“Ndonëse edhe ata kanë bërë mjaft ndryshime, Barcelona është disi më përpara sesa Juventusi, pasi mos ta harrojmë mënyrën se si erdhi edhe ‘divorci’ nga Mauricio Sarri dhe emërimi i Andrea Pirlos.

Por, nëse gjërat janë të qarta se si po ecin aktualisht te Juvja, ku mungesat janë të shumta dhe tepër të rëndësishme, më bie në sy një fakt alarmues, mbi të cilin Andrea duhet të nisë të punojë: për Juven është ndeshja e tretë që e mbyll me karton të kuq në këtë sezon dhe e disata që numëron të paktën 5 ndëshkime me të verdhë. Kjo tregon mungesë totale balance”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"