Deklarata e çmendur e Venturës: Unë, trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 13:12

Deklarata e çmendur e Venturës: Unë, trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit!

Bëmat e Xhan Piero Venturës duket se nuk kanë fund. Pas katastrofës sportive të shkaktuar duke mos u kualifikuar në Botëror, 69-vjeçari italian ka goditur sërisht me deklaratën e tij për “Iene” në Italia 1.

ventura

“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Statistikat e mia janë janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet.”

Në të vërtet janë 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime, sepse, përveç disfatës 3-0 në “Bernabeu” me Spanjën dhe humbjes 1-0 në ndeshjen play off me Suedinë, është edhe dështimi 1-3 me Francën në miqësoren e zhvilluar në Bari në debutimin e tij në krye të Kombëtares.

“Kam shkruar historinë në njëfarë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të dorëhiqem? Po”, përfundoi Ventura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"