Deklarata e bujshme e ish-lojtarit të famshëm anglez: Nejmar është si Kim Kardashiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:40

Deklarata e bujshme e ish-lojtarit të famshëm anglez: Nejmar është si Kim Kardashiani

Ish-lojtari i famshëm anglez, Xhoi Barton nuk mund të qëndrojë larg futbollit. Së fundmi në një prononcim për të përditshme franceze “L’Equipe”, anglezi ka lëshuar një deklaratë të fortë duke pasur në fokus të tij, brazilianin Nejmar.

JS99691540

“Djali im gjashtë-vjeçar, kur thotë që dëshiron të bëhet futbollisti më i mirë në botë, flet për Ronaldon, Mesin, Salah dhe jo Nejmarin. Në shtëpinë time nuk përmendet kurrë emri i tij. Mendoj që Nejmar është Kim Kardashian i futbollit. Sigurisht që nuk është më i miri në botë dhe diçka e tillë u pa në Botërorin e Rusisë. Ai nuk është në nivelin e Ronaldos dhe Mesit, madje ka dhe lojtarë të tjerë më të mirë se ai. Më shumë sesa një fenomen i futbollit, ai është një fenomen i publicitetit, njësoj si Kardashian.

nejmar

Ndërsa më tej ai ka ironizuar edhe skuadrën e PSG-së teksa thotë: Kur shoh PSG me uniforma të nënshkruara nga Majkëll Xhordan, mendoj ‘djema jeni seriozë? Po luajmë basketboll, apo jeni një skuadër futbolli?’ E gjitha kjo më duket e çuditshme. Apo jam gabim?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"