Debatik Curri: Te Tirana më pritën super. Me Bulkun dhe Bakajn raporte të shkëlqyera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2014 | 9:07

Debatik Curri: Te Tirana më pritën super. Me Bulkun dhe Bakajn raporte të shkëlqyera

CurriDebatik Curri ka zbarkuar dje në Ohër, këtë herë përfundimisht. Ai tashmë është zyrtarisht futbollist i bardhebluve, ndonëse sikundër rrëfen edhe vetë, ende nuk e ka nënshkruar kontratën. Qendërmbrojtësi dje ka zhvilluar stërvitjen e parë, edhe pse i vetëm, pasi pjesa tjetër e ekipit do të luanin ndeshjen miqësore kundër Shkupit.
Rrëfimi Gjatë një bisede për “Panorama Sport” ai zbulon detaje të ditës së tij të parë te Tirana, mënyrën se si u prit, por edhe të tjera. “Zhvillova stërvitjen e parë i vetëm, duke qenë se skuadra kishte ndeshje. Më pritën mjaft mirë të them të drejtën dhe kjo më bëri që të ndihem realisht mirë. U akomodova në hotelin ku ndodhet edhe ekipi dhe jam i vetëm në dhomë. Gjithçka shkoi në perfeksion, kushtet janë të mira. Me Bulkun dhe Bakaj mund të them që kam raporte më të mira, pasi me ta kam luajtur në Kombëtare. Pastaj është edhe Argjen Malaj, të cilin e njoh që herët dhe kam raporte të shkëlqyera. Por besoj se shumë shpejt do të përshtatem me grupin, dhe përveçse në fushë, do kem raporte mjaft mira edhe jashtë”, tha fillimisht qendërmbrojtësi, duke rrëfyer kështu edhe ditën e tij të parë si bardheblu.
Kontrata Sa i përket kontratës, Curri përgjigjet me humor: “Me Lutin jam marrë vesh për të gjitha detajet. Edhe pa kontratë mund të luaj për të”. Lojtari edhe një herë qartëson marrëdhëniet e mira me ishpresidentin e Tiranës, dhe faktin që falë tij ai pranoi ofertën për t’u bërë pjesë e 24 herë kampionëve të vendit.
ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"