De Laurentis prish planet e Juventusit: Xhiuntoli nuk largohet, por do e mbajë kot në klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 19:18

De Laurentis prish planet e Juventusit: Xhiuntoli nuk largohet, por do e mbajë kot në klub

Aurelio De Laurentis ka vendosur që të mos i bëjë nder Juventusit, armikut të përbetuar, duke bllokuar largimin e drejtorit sportiv Kristiano Xhiuntoli. Ndonëse ky i fundit ia doli të ndërtonte një skuadër të denjë për titullin kampion duke kthyer Napolin në majën e futbollit italian, për presidentin nuk ka mjaftuar që ta lërë të lirë t’i bashkohet bardhezinjve.

ce5bf95a9dd3adca62a21bd04edc0bb2-75308-oooz0000

Drejtuesi ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe presidenti i Napolit bëri të qartë se do të respektohej deri në fund.

“A do të jetë Xhiuntoli te Napoli? Ai është një drejtor sportiv, ka një kontratë me ne deri në 30 qershor 2024 ndaj nuk e shoh arsyen pse bëhet një pyetje e tillë”, tha fillimisht ai.

“Pastaj pse duhet të flasim për drejtorin sportiv? Ne jemi këtu për folur për një rajon, jo për drejtorin sportiv apo për trajnerin. E kam thënë atë që është. Ju keni ardhur këtu për të marrë pjesë në një konferencë shtypi rreth grumbullimit të ekipit. Napoli cilësohet klubi i 17 në botë, pse duhet të flitet për drejtorin sportiv?

Një figurë, sado e rëndësishme, jo qendrore në sezonin e ardhshëm, i cili nuk do të përqendrohet te drejtori sportiv”, bëri të qartë De Laurentis, duke konfirmuar atë që mendohej se Xhiuntoli nuk do të kishte shumë detyra në vitin e tij të fundit të kontratës, por do të ishte i detyruar të qëndronte te napolitanët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"