De Gean e shtyjnë drejt “derës”, Mançester Junajtid zgjedh portierin e tij të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:04

De Gean e shtyjnë drejt “derës”, Mançester Junajtid zgjedh portierin e tij të ri

Portieri i Spanjës dhe Mançester Junajtid David De Gea mund të largohet pas gati 10 vitesh nga “Djajtë e Kuq”.

25249574-0-image-a-44_1582761538514
Futbollisti nuk po ruan nivelin e sezoneve të kaluara, kur renditej ndër portierët më të mirë në botë, por 2 sezonet e fundit kanë lënë një shije të hidhur te tifozët dhe drejtuesit e klubit të madh anglez.

Mediat e huaja raportojnë se drejtuesit e Mançester Junajtid kanë gjetur portierin e ri që do të mbrojë portën e skuadrës së “Old Trafford”. Ai është futbollist i Mançester Junajtid, i cili është huazuar te Shefild Junajtid. Din Henderson është përzgjedhur si zëvendësuesi i De Geas mes shtyllave të “Djajve të Kuq”.

Dean.Henderson2

Megjithatë, spanjolli ka mundësi të përfundojë në një skuadër të mirë duke patur parasysh eksperiencën dhe cilësitë teknike të dalluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"