Analiza e De Biazit, nga Evropiani, te referendumi në Britaninë e Madhe

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 27, 2016 | 12:52

Analiza e De Biazit, nga Evropiani, te referendumi në Britaninë e Madhe

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, në një intervistë për mediat e vendlindjes, ka treguar përsëri krenarinë e tij për paraqitjen e kuqezinjve në Evropian, i sigurt se Shqipëria ka dalë me kokën lart nga turneu.

13434775_10154111949577110_8992917513549577603_n

“Më vjen keq për kualifikimin por e kisha thënë që para ndeshjes së fundit: edhe nëse do të largoheshim, do ta bënim me kokën lart, ashtu siç ndodhi. Kemi humbur me diferencë të ngushtë ndaj Zvicrës, kemi mbajtur në tension Francën dhe mundëm Rumaninë. Vërtet mëkat, pasi do ta kishim merituar me të vërtetë të luanim edhe një ndeshje tjetër. Por është në rregull edhe kështu”, tha ai.

Evropiani vazhdon dhe gara sot ofron një duel klasik mes Italisë dhe Spanjës. “Kam shumë besim, nëse Italia luan si në dy ndeshjet e para, ekziston plotësisht mundësia që të kalojë turin. Konte do të përgatitë shumë mirë ndeshjen dhe pas të gjitha zhgënjimeve që kemi pësuar përballë Spanjës në vitet e fundit, mund të jetë hera e duhur për të marrë revanshin. Ne kemi një mbrojtje shumë të fortë të bazuar te blloku Juventus, pësojmë shumë pak gola dhe dimë të ndërtojmë lojë, sidomos në krahë, të cilët ulen dhe ngrihen duke krijuar superioritet numerik.

DeBiasi-1

Spanja është e fortë, nuk është se e zbuluam sot, por nuk është e pakalueshme, siç e tregoi Kroacia. Ndaj ta luajmë pa frikë, të bindur se rezultati mund të arrijë. Padyshim që do të bëj tifo për Italinë dhe do të jem para televizorit. Një “forza azzurri” në këtë moment është minimumi i mundshëm”, tha De Biazi.

Trajneri më pas i ka kushtuar disa fjalë edhe krizës që po përjeton Evropa, pas referendumit në Britaninë e Madhe. “Fatkeqësisht, në kohët e fundit, ka fituar egoizmi i atyre që shfrytëzuan frikën e njerëzve. Ne Austri u shmang për një qime referendumi, Anglia u shpreh në anën e kundërt me shpresat e Evropës. Pasojat shihen menjëherë dhe askush nuk mund ta thotë atë që do të ndodhë në të ardhmen. Por unë mbetem i bindur që bashkimi bën fuqinë dhe se është e nevojshme që t’i jepet Parlamentit Evropian mundësia konkrete që të bëjë ligje për të gjitha vendet anëtare”, deklaroi De Biazi.






www.minuta90.com