De Biazi: Humbje që qëndron, jam i kënaqur nga loja e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:12

De Biazi: Humbje që qëndron, jam i kënaqur nga loja e skuadrës

Përkundër humbjes 2-0, Xhani De Biazi është i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri sot kundër Italisë.

Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:

De Biazi pas ndeshjes

“Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se sot bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli.

Ishim të organizuar, nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi.

Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2”.

Deklarata për “SuperSport”

Për humbjen

“Rezultat është fryt i një ndeshje ku skuadra jonë luajti mirë, ku përballë kishim kundërshtarë që na ndëshkuan në rastin e parë në atë penallti që nuk e kam riparë dhe nga aty mbetëm në lojë deri në 2-0. Aspekti më i rëndësishëm është se luajtëm ndaj një skuadre që ka lojtarë që luajnë me cilësi dhe vazhdimësi në klube të mëdha si Italia”.

Për mënyrën e lojës

“Ne kemi luajtur me kurajë, kemi bërë një ndeshje me nivel të mirë ndaja një skuadre që ka cilësi, lojtarët në superformë, që luajnë me vazhdimësi dhe eksperienca të rëndësishme. Mendoj se ne bëmë ndeshje që duhej bërë, nga taktika ndoshta bëmë ndonjë gabim, por në fund mund të thuhet ë u dha mundësia që të shihnim edhe këta djem të luanin në fundin e ndeshjes”.

Për impenjimin në fushë

“Skuadra u impenjua, bëri atë që mundej dhe u mundua të konkurrojmë në një nivel me Italinë. Arritëm deri te zona e rrezikshme, iu afruam, ndoshta nuk u treguam shumë të aftë në konkluzionet, por kjo është pjesë e bagazhit të djemve. Por ata vunë zemrën në fushë, provuan të bënin rezultat por u mundën nga dikush më i aftë se ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"