Dasmë në horizont! Ronaldo i propozon për martesë Xhorxhinës. Nuk do ta besoni sa kushton unaza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 14:51

Dasmë në horizont! Ronaldo i propozon për martesë Xhorxhinës. Nuk do ta besoni sa kushton unaza

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Xhorxhina Rodriguez. Sipas gazetës portugeze “Correio da Manha”, bukuroshja ka thënë “po” dhe tani ajo ka nisur provën për fustanin e nusërisë.

Ndërkohë çifti aktualisht po jeton në Itali dhe një vajzë 1-vjeçare, Alana Martin, ndërkohë Xhorxhina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.

“Kristiano i ka propozuar bashkëshortes të martohet me të. Dasma do të organizohet, por shumë pak njerëz i dinë detajet. Ajo që dihet për momentin është se Xhorxhina ka provuar disa fustane nusërie”, shkruan gazeta.

23-vjeçarja u takua me futbollistin në qershor të vitit 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte ajo dhe ku Kristiano shkoi për të blerë veshjet e verës.

Ndërkohë thashethemet e fejesës kanë nisur gjatë Kupës së Botës, ku Rodriguez ka treguar një unazë mahnitëse me diamant, me vlerë 615 000 dollarë.

Georgina njëkohësisht ka treguar suportin e saj ndaj partnerit, i cili është akuzuar nga Kathrin Majorga për përdhunim që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2009.

Ndërsa 33-vjeçari i ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj tij duke thënë: “Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që është plotësisht kundër asaj që unë jam, dhe asaj që unë besoj. Jam aq i gatshëm sa për të pastruar emrin tim, por refuzoj të ‘ushqej’ spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim”.

  

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"