Danilo, akord me Çelsin për transferimin në kampionatin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2017 | 20:51

Danilo, akord me Çelsin për transferimin në kampionatin anglez

Mbrojtësi brazilian Danilo ka arritur një akord paraprak me Çelsin dhe po bëhet gati për t’i dhënë lamtumirën Real Madridit. Ky është lajmi i publikuar së fundmi nga “Globoesporte” që siguron se vetë Antonio Konte është bërë pjesë e negociatave për të marrë futbollistin i cili nuk po gjen hapësirat që kërkonte te Reali.

1500204895_778854_1500204951_noticia_normal

Pasi ka marrë “ok” nga lojtari, klubi londinez ka kontaktuar menjëherë me madrilenët, duke synuar transferimin e tij. Anglezët janë gati të përmbushin edhe kërkesat e Realit, që nuk dëshiron të dalë me humbje nga eksperienca dyvjeçare, jo edhe aq pozitive e futbollistit në kryeqytetin spanjoll.

Danilo

Madrilenët e blenë për 31,5 milionë euro nga Porto, ndërsa në javën e kaluar i kishin kërkuar 30 milionë euro Juventusit që e shihte si zëvendësuesin ideal të DanI Alvesh. Juve u ndal në vetëm 20 milionë euro duke bërë që negociatat të mbylleshin, ndërsa Çelsi është gati të paguajë shifrën që kërkojnë spanjollët, për të finalizuar sa më parë transferimin e 26-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"