Dallimi mes Partizanit dhe Kukësit, Teqja: Tek ne ka klimë më të mirë, ndoshta Lerda i kërkoi vetë problemet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 22:23

Dallimi mes Partizanit dhe Kukësit, Teqja: Tek ne ka klimë më të mirë, ndoshta Lerda i kërkoi vetë problemet

Qendërmbrojtësi i Kukësit Olsi Teqja bëri krahasimin mes ambjentit te rivalët e Partizanit dhe të Kukësit.
Untitled-11-590x354
Në emisionin “Sport News” të moderatores Daljana Sejdia, Teqja e konsideron ambjentin te nënkampionët e Shqipërisë më miqësor, ndryshe nga të kuqtë ku ish-trajneri Franko Lerda kishte përplasje të vazhdueshme brenda skuadrës.

Nga ana tjetër, Teqja beson se ngjitja në krye të renditjes nuk tregon se Kukësi është kampioni real i këtij sezoni, sepse diferencat janë minimale mes kundërshtarëve.

“Ndikon ndryshimi i trajnerëve te ekipi. Ne e kemi nisur punën me Duron që në verë pas përfundimit të pjesëmarrjes në Europa Ligë. Kemi frymë më pozitive, ndryshe nga Partizani që kishte klimë mbytëse. Lerda kishte konflikte të vazhdueshme me ‘senatorët’. Ndoshta konfliktet i ka kërkuar vetë. Tek ne është komplet ndryshe, është ambjent i sinqertë, më miqësor. Kjo ka bërë që pak kaq javësh të dalim në krye. Megjithatë, renditja është e gënjeshtërt, diferencat janë aty mes skuadrave. Të fitojmë dhe një ndeshje për të dalë kampionë të dimrit”, u shpreh Teqja.

Për sa i përket llogarive në kampionat, Teqja pranoi se si lojtar i Kukësit fitorja e Tiranës ndaj rivalëve direkt për titull, Partizanit 1-2 ditën e premte e gëzon shumë.

Por, ai nuk kërkon të nxitohet, teksa i peshon të gjithë kundërshtarët e Kukësit si të njëjtë. Megjithatë, përderisa Partizani është kampioni në fuqi të vendit, sipas Teqjes duhet të shkurorëzoheet.

“Nuk duhet gëzohemi aq shumë humbjes së rivalit tonë. Diferenca është shumë e vogël. Po të shikojmë renditjen janë afër dhe Laçi me të tjerët. M’u bë qejfi që fitoi Tirana sepse e meritoi.

Partizani është kampion në fuqi dhe normalisht është kundërshtari direkt, prandaj duam ta zbresim nga froni”, u përgjigj Teqja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"