Dalipi: Goli ishte meritë e cilësive të Çanit, skuadra po funksionon në perfeksion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 19:29

Dalipi: Goli ishte meritë e cilësive të Çanit, skuadra po funksionon në perfeksion

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, foli pas ndeshjes ndaj Flamurtarit për mikrofonin e “Supersport”.

dalipi

Jeni të kënaqur për pikët apo për golin e Çanit?

“Jam më i kënaqur për lojën që skuadra zhvilloi. Kishim bërë disa ndeshje pozitive. Doja të shfrytëzoja shtatlartin e Çanit sepse e dija që Flamurtari do mbrohej. Kemi punuar gjithë javës në këto skema me Canin. Rezultoi pozitive dhe i dha ekipit trepikshin.

Është e rëndësishme që skuadra të jetë kompakte dhe të mos e humbë besimin. Skuadra duhet të punojë shumë që te ti imponojmë lojën kundërshtarit dhe jo ata ne. Po ecim mirë. Shpresoj të kthehen Telushi dhe Fejzullahi dhe kthimi nga pushimi të na gjejë më mirë dhe të kemi më shumë zgjedhje.

Kemi një organikë të madhe që lojtarët të bëjnë diferencën siç bëri Çani sot. Besimi jonë të ai ka qenë gjithmonë, Në të ardhmen do të kemi më shumë kohë për të rregulluar sa më shumë lojën për transfertën në Kamëz.”

Çfarë ndodh me Çanin tani që shënoi?

Duhet të them që loja duhet të vazhdojë kështu. Ajo që na kënaq më shumë është që loja dhe rezultati të vijnë paralelisht. Çani e ka kërkuar  dhe në stërvitje këtë futje me të shpejtë. E futa se kisha besim. Ishte një eurogol që erdhi nga cilësitë e tij individuale.

A do të vazhdoni me të njëjtën skemë?

Nuk duhet të biem në batakun e këndërshtarit. Skuadra po funksionon në perfeksion për shkak të lojës që ne i imponojmë kundërshtarit. Luajmë me lojën tokazi dhe përfitojmë nga lojtarët që kemi në sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"