Daja kundër Hamitit: Nuk kemi fituar asnjë ndeshje me të, do bëj çmos që të mos na drejtojë më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 20:59

Daja kundër Hamitit: Nuk kemi fituar asnjë ndeshje me të, do bëj çmos që të mos na drejtojë më

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, me sa duket mendon se ka një lidhje mes pranisë së Eldorian Hamitit në ndeshje të caktuara dhe faktit se skuadra e tij nuk arrin t’i fitojë ato. Për këtë arsye, trajneri i të kuqve, pas derbit të humbur ka theksuar se do të kërkojë që gjyqtari ndërkombëtar të mos drejtojë më ekipin e tij.

ILIR DAJA

“Nuk kam shumë qejf të merrem me arbitrat, por unë e kam cituar edhe vjet, po i njëjti arbitër ka qenë ku ne nuk kemi fituar asnjë ndeshje në drejtimin e këtij (Hamitit), që mban edhe stemën e FIFA-s. Nuk dua të krijoj alibi, por natyrshëm që nuk kam asnjë simpati për këtë arbitër.

Do të kërkoj edhe nga klubi që të bëjnë kërkesë që ky arbitër të mos jetë më në gjykimin e ndeshjeve tona. Edhe anësori, të cilin e kisha shumë afër, ka gabuar 7 apo 8 herë. Ne nuk duam ta përcjellim këtë humbje tek arbitrat, por do të bëj çmos që klubi ynë të bëjë kërkesë që ky arbitër të mos jetë më në ndeshjet tona”, ishin fjalët e Dajës para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"