Daja: Ja çfarë i thashë arbitrit, lojën e dominuam ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 16:10

Daja: Ja çfarë i thashë arbitrit, lojën e dominuam ne

Trajneri Daja është shfaqur mjaft i qetë pas fitores me Kukësin. Për “SuperSport” ai u shpreh:

bandicam 2018-11-02 16-05-40-055

Skuadra ka vuajtur në fragmente të caktuara… 

Në pjesën e më të madhe e kemi venë ne në vështirësi kundërshtarin, pothuajse mbi 70 %. Në pjesën e fundit ka qenë iniciativë e kundërstharit për ta mbrojtur rezutlatin. E gjitha i takon lojtarëve. Në këto momente është pak e rëndëuar fusha dhe duhet të sakrifikosh. Shkojmë 1 hap përpara nga ajo pjesë e parë me Teutën.

Do të jetë ky flamurtar që do të shohim në vazhdim ?

Në këto 3 javët e fundit kemi 2 fitore dhe 1 barazim. Kemi rikuperuar mirë. Këtë lojë që kemi bërë sot duhet ta vazhdojmë që të kemi garanci për piket.

Keni filluar lojën me 4 sulmues, por Bushiç nuk po shënon ..

Është lojtar altruist, është në shërbim të ekipit. Do të na duhet që Bushiç të zgjidhë situata në mënyrë individuale.

Do të vazhdoni ti besoni kësaj skeme ?

Brenda një ekipi duhet të ketë disa alternativa. Sot na funksionoj, por s’do të thotë se do të funksionojë gjithmonë. Kemi shfaqje pozitive me këtë skemë.

Ishte e ekzagjiruar dalja e fundit publike pas ndeshjes me Teutën ?

Nuk kam pasur gjë me Teutën. Ata nuk vodhën gjë. Fakti që ishte që kishte shumë kartona. Sot arbitrit i kam thënë bravo të qoftë. Prapë kam rezerva për disa kartona ditën e sotme. Nuk e kam pasur në adresë të Teutës. Në fund ka pasur 3-4 kartona të diskutueshëm. Po të doni ua jap edhe me video.

Veliu është rikthyer në nivele të rëndësishme…

Lojtarët me eksperiencë, siç është Veliu, asnjëheri nuk ia pret hovin. Kemi nevojë për eksperiencën e Veliut. Futbollsitëve me eksperiencë duhet t’i kërkojmë më shumë nga të tjerët sepse mbajnë barrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"