Cungu s’ka dyshime: Radha për të mposhtur Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 10:25

Cungu s’ka dyshime: Radha për të mposhtur Kukësin

Armando Cungu beson te fitorja e katërt radhazi. Në prag të ndeshjes me Kukësin, trajneri i Laçit është i kënaqur me formën e mirë që po kalon skuadra, por qëndron me këmbë në tokë, duke i dhënë vlerësim maksimal kundërshtarit, që e pati drejtuar në sezonin e kaluar. 

armando cungu1

Në bisedën për “Panorama Sport”, shkodrani tregon se nuk e sheh aspak renditjen në këtë moment, por kërkon vetëm të marrë sa më tepër pikë.

Tri fitore radhazi në kampionat… 

Natyrisht që ndihem mirë, ekipi shfaqet mirë në fushën e lojës, besoj që edhe djemtë ndihen mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Për mua si trajner, normalisht që është një moment i mirë dhe gëzohem për momentin që po kalojnë djemtë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këto ritme, sepse realisht po luajmë mirë futboll dhe po marrim rezultate.

Sa ka ndikuar kjo ecuri në gjendjen e ekipit në prag të një sfide të vështirë si ajo me Kukësin? 

Skuadra me atë që ka bërë, na ka lënë të kuptojmë se kemi potenciale dhe mund të fitojmë me çdo ekip. Kjo është shumë e rëndësishme për ta kuptuar dhe për të besuar në forcat tona, sepse realisht, nëse nuk e vlerëson, nuk respekton veten e natyrshëm që do e kesh shumë të vështirë. Besoj se djemtë tashmë e kanë kuptuar që vlejnë më tepër dhe duhet të respektojnë ata vlerat e tyre.

armando cungu

Besoni te tri pikët edhe me ish-skuadrën tuaj? 

Ndeshje e vështirë si çdo ndeshje tjetër, normale që në Superiore të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk mund të thuash që edhe me vendin e fundit të jesh komod. Vështirësitë e ndeshjeve janë. Kukësi është një ekip që tashmë dihet, prej vitesh gjithmonë lufton për trofe, është i pranishëm në Kupat e Europës. Kjo nuk do të thotë asgjë, me këtë ritëm dhe me këtë dëshirë, me këto lojëra dhe këto rezultate që ka bërë ekipi ynë, besoj që do bëjmë maksimumin dhe do të pretendojmë me patjetër për të marrë trepikëshin.

Nëse merrni fitoren, jeni me të vërtet pretendentë për kreun? 

Për mua është e rëndësishme që të fokusohemi te ndeshja e radhës, e cila është me Kukësin. Të bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët dhe pastaj të mendojmë për ndeshjet e tjera të radhës.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"