Cungu: Më thoni një lojtar që nuk proteston ndaj arbitrit, jemi të detyruar të fusim lojtarë të dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 21:21

Cungu: Më thoni një lojtar që nuk proteston ndaj arbitrit, jemi të detyruar të fusim lojtarë të dëmtuar

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas barazimit me Tiranën në intervistën për “Supersport” deklaroi:

bandicam 2018-11-06 20-09-24-841

2 pikë të lëna ?

Kishim dëshirë ta fitonim ndeshjen, por ishin pikë të lëna. Tirana në 15 minutëshën e fundit ishte më e freskët. 4-5 lojtarët tonë nuk janë të rikuperuar por jemi të detyruar t’i kemi në lojë. Përveç penalltisë patëm edhe mundësi të tjera. Më vjen keq për pikët

Çfarë ka që nuk funksionon te Kukësi?

E kam theksuar Kukësi është ekip i ri. Është mendimi  im ky. Të gjithë kanë nevojë dhe punë për tu rritur. Edhe dëmtimet janë jo pak të rëndësishme. Po përmendet Musolli, Rrumbullaku dhe Shameti, që kanë mbajtur peshën kryesore. Shto këtu edhe dëmtime të tjera të vogla te Shkodrës, Uilliam, Maliqit, por mund të kem harruar edhe ndonjë tjetër. Nuk janë pak.

Kartoni i Korderios?

Nuk mund të gjykoj tani. Çdo protestë ndëshkohet. Më thoni një lojtarë që nuk proteston. Nuk kishte arsye pse të jepte arsye pse të jepte të dytën. Shohim rëndom përditë nga këto raste.

Ndërrimi i Spehar ka sjellë freski, si do ta zgjidhni problemin e energjisë në fund?

Kjo erdhi si shkak e dëmtimeve, e theksova. Janë 4 lojtarë të dëmtuar në fushë. Në këto kushte do të përdorja Krasniqin përpara mbrojtës, ose do të përdorja mbrojtje me 3, imagjino në çfarë vështirësie jemi. Nuk jemi të kënaqur as ne as drejtuesit. Ishin mundësitë që ta fitonim ndeshjen.

Pse nuk hoqët dorë nga Shafik dhe të luanit me Spehar në sulm?

Nuk hoqa dorë nga Shafik sepse kam ngulmuar që të kisha një lojtarë që mban topin dhe ky është i vetmi që kemi që bën këtë. Nëse ai del nga loja do të zbehet shumë sulmi. Me Flamurtarin sakrifikova mesfushor dhe përsëri e kam mbajtur përpara mbrojtës. Nga java në javë po rritet edhe në aspektin fizik pasi ka lënë për të dëshiruar në këtë aspekt.

Po iu shtrëngojnë për rezultatet?

Jam dakort që duhet të kemi më shumë pikë, por këto janë mundësitë. Kukësi lufton gjithmonë për krye të tabelës. Për sa i përket presionit jemi të aftë për ta mbajtur sepse jemi profesionista. Me gjithë mungesën e modesisë mendoj se e kam bërë mirë punën time.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"