Cungu me dhimbje koke, pesë lojtarë të dëmtuar te kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 14:37

Cungu me dhimbje koke, pesë lojtarë të dëmtuar te kurbinasit

Laçi po vazhdon përgatitjet me ritëm të lartë. Në një kohë që nuk dihet kur do të nisë sezoni 2020-2021, Armando Cungut nuk i mbetet tjetër veçse të mbajë skuadrën në tonus.

Laci Keshla

Megjithatë, pasojat e ngarkesave po ndihen. Janë jo pak, por 5 lojtarë me probleme. Donald Rapo, Juljan Shehu, Dorian Kërçiku, Emiljano Musta dhe Kirian Nuabueze janë të dëmtuar dhe për këtë motiv nuk po stërviten, deri në rikuperimin e plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"