Çukoviç nuk vjen, Kamza merr ish-lojtarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 16:40

Çukoviç nuk vjen, Kamza merr ish-lojtarin e Tiranës

Skuadra e Kamzës më në fund po gjen stabilitetin në pankinë, ku në 4 muaj ka lëvizur 4 trajnerë. Pas shkarkimit të Ramadan Ndreut, katër muaj më parë, në vendin e tij u emërua Julian Hamataj, që arriti ta shpëtonte Kamzën nga rënia. Më 31 maj Kamza gjeti akordin me ish-kampionin e botës, Pietro Vierkovud, por në momentin që do të nënshkruanin kontratën palët nuk bien dakord, pasi ndryshuan kërkesat e italianit, i cili nuk erdhi më.

kamzaa

Tani Kamza ka gjetur rehatinë me ish-trajnerin që e ngjiti në Superiore, Bledar Devolli. Ai që me prezantimin e së hënës ka marrë të gjitha përgjegjësitë për të ndërtuar një skuadër të fortë e konkurruese mendon të shkojë sa më lart. Menjëherë ka ndërtuar edhe stafin e tij teknik.

Zëvendëstrajner ka vijuar të jetë Eldian Topi, ndërsa në rolin e stërvitësit atletik do të jetë ish-lojtari i Partizanit dhe bashkëpunëtor i Devollit, Jurgen Agolli. Ndërsa si trajner të portierëve ka afruar ish-portierin që ka luajtur për Kamzën, Bledar Vashaku. Përveç punës në terren, kamzalinjtë pritet që të përforcohen edhe nga merkatoja. Nga lojtarët e sezonit të shkuar është konfirmuar largimi i kroatit Çukoviç, i cili ka preferuar që karrierën të mos e vazhdojë më në Shqipëri.

Majkëll Peçi dhe Xhulio Turhani shikohen si përforcime të Kamzës së edicionit të ri, pasi kanë nisur stërvitjen dhe shumë shpejt do të zyrtarizohen. Ish-lojtari i Tiranës, Peçi, e mbylli sezonin e fundit me Burrelin, ndërsa Turhani vjen pas një eksperiencë në Kosovë te skuadra e Llapit. Gjithashtu, pritet ardhja e brazilianit Arrabal dhe shumë pranë rinovimit është edhe vlonjati Hektor Idrizaj.

situata

Edhe dje kamzalinjtë kanë vijuar me seancat stërvitore, ku vëmendja kryesore i është kushtuar përgatitjes fizike të lojtarëve. Përveç “gardës së vjetër” janë afruar për provë 4 futbollistë të shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”. Pikërisht bëhet fjalë për portierin Kristi Sulejni, mesfushorët, Kristi Kote e Petrika Ropi, si dhe sulmuesi kamzali Rigers Balliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"