Çudit trajneri Nikoliç: Lokomotiva ime e mund Bajernin e Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 18:19

Çudit trajneri Nikoliç: Lokomotiva ime e mund Bajernin e Mynihut

Trajneri i Lokomotivës së Moskës, Marko Nikoliç, foli pa doreza në konferencën për shtyp. Tekniku rus tha se skuadra e tij do të luajë për fitore ndaj kampionëve të Europës, edhe pse kjo do të jetë e vështirë.

orig

“Nuk dua të flas për mënyrën se si do të zbresim në fushën e lojës. Janë gjëra që nuk diskutohen këtu. E dimë se si luan Bajerni dhe sigurisht që fokusi ynë do të jetë te markimi i Levandovskit, një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Ne duhet të futemi në fushën e lojës me mendjen që do të fitojmë. Asgjë nuk është e pamundur nëse beson me të gjithë forcat. Ndonjëherë, kur luan përballë një skuadre si Bajerni, mund të thuash se edhe 1 pikë është e vlefshme, por ne do të tentojmë që të marrim pikët e plota”, tha Nikoliç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"