COVID-i i ri alarmon futbollin, ndeshjet e Champions-it mund të luhen pa tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 17:47

COVID-i i ri alarmon futbollin, ndeshjet e Champions-it mund të luhen pa tifozë

Varianti më i ri i koronavirusit, Omikron ka alarmuar botën, dhe ka vënë në gatishmëri dhe drejtuesit më të lartë të futbollit. Sipas mediave UEFA mund të vendosë të rikthejë ndeshjet pa tifozë përsëri.

junajtid

Në vëmendje është ndeshje e fundit e grupit F midis Mançester Junajtid dhe Jang Bojs. UEFA mund të vendosë që këtë ndeshje ta luajë në një fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura.

Mbetet për tu parë nëse skuadra e Jang Bojs duhet të karantinohet pas ndeshjes në Angli meqë varianti i ri është përhapur shumë në këtë vend. Në këto momente po kontaktohet të gjithë autoritetet shëndetësore për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt.

Kur dukej se futbolli po i rikthehej normalitetit, koronavirusi rikthehet dhe këtë herë më i fortë se kurrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"