Çmim nderi për një arbitër në fund të karrierës nuk ndodhte kurrë, Roki: Më e mira që mund të kisha imagjinuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 20:19

Çmim nderi për një arbitër në fund të karrierës nuk ndodhte kurrë, Roki: Më e mira që mund të kisha imagjinuar

Një çmim nderi për një arbitër në fund të karrierës nuk ishte parë ende. Ka ndodhur në “Allianz Stadium” vetëm pak pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes së 263-të në Serinë A të Xhanluka Rokit. Vetëm Konçeto Lo Belo ka arbitruar më shumë (328) në Serinë A. Juventus-Roma simbolizoi edhe mbylljen e një rrethi për Rokin, që pasi kishte arbitruar të njëjtën ndeshje në tetorin e 2014-ës, përjetoi momentin më të vështirë të karrierës për një seri vendimesh të diskutuara.rocchi_juventus

Në fund të sfidës edhe homazhi i lojtarëve: pati fanella të personalizuara dhe “larje” me shkumë nga Kuadrado, të cilit gjyqtari i tregoi edhe për shaka një karton të kuq të rremë. Me Rokin këtë vit kanë përshëndetur edhe asistentët Skenone e Paganesi, përveçse kryesorëve Kalvareze dhe Xhakomeli.

TITULLI I MBRËMJES – Roki është intervistuar ditën e djeshme nga “Sky Sport”: “Më duhet të tregohem i sinqertë: falënderoj si Romën, po ashtu edhe Juventusin që më bënë të përjetoj momentin e fundit të karrierës sime në mënyrë të paharrueshme. Mbi të gjitha homazhi i lojtarëve, që janë gjyqtarët tanë të vetëm, më nderoi. Titulli i mbrëmjes duhet të ishte: ‘Fundi më i mirë që mund të kisha imagjinuar’. Largimi nga fusha më dhemb sepse për ne është jeta, por jam i lumtur sepse e mbylla në formë. Nëse do kisha vazhduar nuk e di rendimentin që do të kisha pasur”.

Gianluca.Rocchi.arbitro.2019.20.1400x840

Disa fjalë edhe për rregullat e kampionatit italian: “Përse vërshëllehen kaq shumë kontakte? Mund të shpjegoj vetëm ndjesitë e përjetuara në vetë të parë pas karantinës: pa publik ndeshjet nuk janë të njëjtat. E pata të vështirë të bëj këtë kalim, ndaj ndoshta disa kontakte duken më të qarta. Ndryshimet e rregullores? Tani me VAR-in ka më shumë kujdes kundrejt nesh: disa gabime që kalonin pa u dalluar, tani konfirmohen. Në 15 vite kam parë shumë ndryshime dhe me videoasistencën pati një hap të madh përpara”. Çfarë do të bëjë tani Roki? “Do të marr disa ditë pushim për të pushuar dhe për të qëndruar me familjen. Nëse do të ekzistojnë kushtet, pas familjes, do të më pëlqente të qëndroja në botën time”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"