Çmenduritë e Haland nuk kanë fund, ja rekordet që vendosi sulmuesi norvegjez në derbin e Mançesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 18:37

Çmenduritë e Haland nuk kanë fund, ja rekordet që vendosi sulmuesi norvegjez në derbin e Mançesterit

Erling Haland ishte padyshim protagonisti kryesor në derbin kundër Mançester Junajtid, me tre gola të shënuar dhe dy asiste për Fil Foden.

haland

Rekordet e norvegjezit nuk munguan as në këtë përballje, duke vendosur disa të reja, siç thekson portali i statistikave, “OptaJoe”.

22 vjeç e 73 ditë, Haland bëhet lojtari i dytë në historinë e Sitit që shënon në një derbi të Mançesterit, pas Mario Balotelit në vitin 2011.

Me tre-golëshin e realizuar, Haland bëhet lojtari i parë në historinë e Premier Ligës, që shënon tre tripleta radhazi në ndeshjet në shtëpi.

Norvegjezi u bë lojtari i dytë i Mançester Sitit që i shënon një tripletë Mançester Junajtid, që nga dhjetori i 1970 me Frasis Li dhe i treti në histori që ja bën këtë “Djajve të Kuq”, me Foden që u bë më pas i katërti.

Me tre gola të shënuar dhe dy asist të dhënë, Haland bëhet lojtari me më shumë pjesëmarrje në gola në historinë e derbit të Mançesterit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"