“Çmenduri” në merkato, Siti merr “yllin” e Leisterit për 85 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 17:27

“Çmenduri” në merkato, Siti merr “yllin” e Leisterit për 85 milionë euro

Riad Mahrez duket se ka arritur akordin me ekipin kampion të Anglisë, Mançester Sitin. Një përforcim shumë i nevojshëm konsiderohet ky nga ana e trajnerit Pep Guardiola.

Mahrez

Ky akord ka në parim vlerën e 85 milionë eurove dhe në këtë mënyrë Mahrez do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga ekipi i Mançester Sitit. Në këtë sezon Mahrez pati gjithashtu shifra shumë të mira pavarësisht se Leister nuk e mbylli ne mënyrën që e priste këtë sezon.

3e453213

Në janar Leister kishte refuzuar çdo ofertë të Sitit për futbollistin afrikan por duke parë edhe raportin e vështirë mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, “dhelprat” vendosin ta lëshonin “yllin” e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"