Çiljeta e pranon për herë të parë lidhjen me Alban Hoxhën: Jemi të rezervuar prej portaleve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 17:42

Çiljeta e pranon për herë të parë lidhjen me Alban Hoxhën: Jemi të rezervuar prej portaleve!

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e ftuar në emisionin “Rudina”, ka pranuar për herë të parë që është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

ciljeta

“Nuk dua të flas për këtë temë. Thjesht jemi të dy të rezervuar. Nuk na pëlqen të jemi çift show bizi. Ne duam ta ngremë këtë që kemi ndërtuar bashkë. Jemi dy njerëz të rritur dhe familjarë, dhe jemi persona publikë të dy. Kjo gjë na penalizon për ta mbajtur dashurinë tonë larg vëmëndjes së medias. Jemi të rezervuar vetëm për t’u mbrojtur ndaj portaleve. Unë jam një nënë e përkryer për djalin tim dhe ai një baba i përkryer për djalin e tij”, tha këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"