Cilësohet si një nga goditjet më të mira në merkato, sulmuesi bashkohet me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 8:49

Cilësohet si një nga goditjet më të mira në merkato, sulmuesi bashkohet me Apoloninë

Bernard Artur “zbarkon” në Fier. Ganezi i parë ka mbërritur në shtëpi prej të dielës. Sulmuesi që cilësohet si një nga goditjet më të mira të kësaj merkatoje, pritet që t’i bashkohet sot ekipit në stërvitje. Deri në mesjavë priten edhe dy futbollistët e tjerë nga Gana: qendërmbrojtësi Benjanim Agyare dhe mesfushori Kofi Jeboah.

Apolonia

Sakaq, Apolonia ka zhvilluar miqësoren e radhës të shtunën në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Ka qenë një test me shumë mungesa për skuadrën e trajnerit Xhovani Kolela, por që u fitua me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Apolonia ka shënuar dy herë: së pari me anë të Haxhiut në minutën e 64-të, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga ana e fierakëve dhe në minutën e fundit, Mehmeti ka shndërruar në gol një penallti të fituar nga skuadra e tij.

7F3F7CF2-B547-4734-821D-7DD401B75E66

Kështu, bardhejeshilët ka marrë një rezultat pozitiv, pas humbjes shkatërruese që pësoi ditën e enjte nga Shpresat e Shqipërisë, me rezultatin 1-6. Miqësorja me Labërinë ka qenë e 12-ta që fierakët kanë zhvilluar gjatë kësaj faze verore.

BUJAR RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"