Champions vlen 40 milionë euro, “dallgë” zikaltër në “Olimpico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 20:19

Champions vlen 40 milionë euro, “dallgë” zikaltër në “Olimpico”

Shitje e lirë biletash, nuk ka nevojë për teser tifozi apo identifikime, të gjitha këto arsye, për të cilat drejt Romës pritet një dyndje paqësore interistësh për sfidën mes Lacios dhe Interit. Një arsye më shumë është binjakëzimi disavjeçar mes dy tifozërive, të cilat të dielën do të përballen për të vendosur pronësinë e vendit të katërt, që përkthehet me një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin tjetër.

inter-curva-nord-stadio-san-siro-derby

Pjesëmarrja në Champions vlen 40 milionë euro për arkat e një klubi, një arsye më shumë kjo që për 90 minuta të dyja ekipet t’i japin jetë një beteje që mungon prej vitesh në aksin “Pinettina”-“Formello”.

SHIFRA- Do të jenë të paktën 12 mijë tifozë në “Olimpico” që do të brohorasin për skuadrën e Spaletit, teksa 6-7 mijë do të udhëtojnë që nga Milano. Kërkesat për bileta kanë qenë të shumta, çka ka detyruar drejtuesit e Lacios të shtojnë një sektor për tifozët miq.

Inter

Mbështetësit zikaltër janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht në ndeshjet e Interit gjatë sezonit me më shumë se 50 mijë për ndeshje, pa harruar sfidat me Juventusin dhe Milanin që kanë shënuar arkëtime rekord. Tani është momenti i Ikardit me shokë të shpërblejnë besimin e një populli që prej shtatë vitesh përkund ëndrrën “Champions”.

TESTIM- Përveç vlerës në renditje në arkat, për zikaltrit ndeshja ndaj Lacios do të jetë një provë maturie për një grup që disa herë gjatë sezonit nuk janë treguar në lartësinë e situatave. Që nga Handanoviç e deri tek Ikardi, të gjithë lojtarët kanë një mision për të kryer. Champions-i, po aq sa për ta, vlen edhe për tifozët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"