Champions-i dhe Liga e Europës spostojnë derbin nga mesjava, ja kur pritet të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 10:36

Champions-i dhe Liga e Europës spostojnë derbin nga mesjava, ja kur pritet të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës

Partizani po përgatitet për javën e 14-të të Superiores, ku më 7 dhjetor do të luajë në Ballsh. Por vëmendjen më të madhe e merr java pasardhëse, ku Partizani do të jetë organizatori i derbit të kryeqytetit, që me shumë mundësi do të luhet për herë të parë në stadiumin e ri, “Air Albania”. 

Trashi Partizani-Tirana

Shtyrja e fundit e kampionatit për shkak të tërmetit të 26 nëntorit ka bërë që axhenda për derbin e javës së 15-të të jetë pezull. Me shumë mundësi ky takim, por edhe vetë java e 15-të e Kategorisë Superiore nuk mund të zhvillohet këtë mesjavë, pasi luhen ndeshjet e fundit në grupe për Champions dhe Ligën e Europës, takime të cilat do të mbahen nga e marta deri të enjten.

Ndaj, gjasat më të mëdha janë që derbi i 155-të i kryeqytetit të luhet të premten e 13 dhjetorit. Referuar kohës në dispozicion, i bie që faza e dytë të mos mbyllet brenda këtij viti, kështu që 2020- ta mund të nisë me javën e 18-të, gjë që ka ndodhur edhe më parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"