Çështja “Xhokoviç”, shpërthen Nadal: Mjaft! “Australian Open” është më i rëndësishëm se çdo tenist…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 10:34

Çështja “Xhokoviç”, shpërthen Nadal: Mjaft! “Australian Open” është më i rëndësishëm se çdo tenist…

Gjykatësi Entoni Keli urdhëroi ndalimin e Xhokoviç në Australi deri në përfundimin e procedurave ligjore për dëbimin e tij, objekt i një apeli përpara Gjykatës Federale.

NADAL XHOKOVIC

Xhokoviç shkoi përsëri në paraburgimin e imigracionit në Melburn. Për këtë rast ka reaguar dhe tenisti Rafael Nadal, i cili ka deklaruar se ndihet i lodhur nga e gjithë kjo situatë dhe se kompeticioni i njohur “Australian Open” duhet të zhvillohet me ose pa Novak Xhokoviç:

“Sinqerisht, jam i lodhur nga kjo situatë. ‘Australian Open’ është shumë më i rëndësishëm se çdo tenist. Nëse ai luan përfundimisht, në rregull.

Nëse ai nuk luan, ‘Australian Open’ do të jetë një ‘Australian Open’ i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im.”, tha Rafael Nadal.

Sonte në mbrëmje do të diskutohet përpara tre gjyqtarëve ankimimi për heqjen e vizës së numrit një në botë të tenisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"