Çështja “Muzaka”, odiseja do të marrë fund sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 13:59

Çështja “Muzaka”, odiseja do të marrë fund sot

Telenovela “Muzaka” po shkon drejt fundit. Me ndërmjetësinë e FSHF-së dje është zhvilluar një takim i fundit mes palëve dhe është lënë që përgjigjja finale, të mos e kalojë ditën e sotme. Kushtet e vendosura prej ish-mesfushorit mbeten të pandryshuara, ndërsa u ka propozuar që borxhi prej 107 milionë lekësh të ndahet në tre këste.

Muzaka

Nëse firmoset marrëveshja, bardheblutë janë të detyruar që të japin gjysmën e detyrimit në dorë, ndërsa gjysma e mbetur do të ndahet në dy “hise”. Gjasat janë që kryeqytetasit të pranojnë këtë variant, pasi në fakt zgjidhje tjetër nuk kanë. Nëse ndodh e kundërta, atëherë FSHF është e detyruar që të ekzekutojë vendimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"