Çështja financiare te Flamurtari, administratori Idrizi: Gjeta zgjidhje, do të paguaj me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 21:51

Çështja financiare te Flamurtari, administratori Idrizi: Gjeta zgjidhje, do të paguaj me…

Sinan Idrizi po bënë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur çështjen financiare. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit tregon rrugën që do të ndiqet për t’i dhënë fund kësaj historie.

Sinan-Idrizi

“Po bëj marrëveshje shtesë dhe kam njoftuar edhe UEFA-n për të kryer pagesat me kontot private, plus edhe kompanitë. Sipas ligjit të sportit, mund të përdorim edhe kompanitë që janë pjesë e dy kompanive tona. Këshilli Bashkiak besoj nuk do të na pengojë, pasi janë para për qytetin.

Veç ‘TRK’ dhe ‘AtlasJet’, do të shtojmë edhe dy kompani të tjera që do të financojnë. Derisa të dalë ligji, unë do të operoj me nënkompanitë. Detyrimet e para do të jepen për ekipin e sivjetshëm, por do të likuidohen patjetër edhe lojtarët dhe stafi aktual”, shprehet Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"