Çështja “Açka” drejt zgjidhjes, klubi i Luftëtarit e pret sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 10:07

Çështja “Açka” drejt zgjidhjes, klubi i Luftëtarit e pret sot

Luftëtari do të nisë sot të dytën javë përgatitjesh, para rifillimit të kampionatit. Grupi i drejtuar prej dyshes Novi-Bistri pritet të plotësohet, pasi ka shanse që të kthehen edhe Donald Açka me Enes Isufin. Është administratori i bluzinjve, Vangjel Çavo, i cili për “Panorama Sport” sqaron situatën me mesfushorin dhe qendërmbrojtësin. Ai shpjegon se po bëhet çmos që kjo histori të mbyllet shpejt. “Situata mbi Açkën për momentin është e njëjta. Ne si drejtues klubi përditë e njoftojmë duke i thënë se vazhdojmë stërvitjen dhe se duhet të jetë i pranishëm.

acka donal

Ai e ndjek stërvitjen me programin tonë të përditshëm dhe nga ditë në ditë e presim. Ndoshta që nesër (sot) mund të vijë. Si klub kemi ndjekur të gjitha procedurat konform rregullave, ndaj jemi në pritje. Sa i takon mbrojtësit Isufi, mund t’ju them se javën e lënë pas ka bërë fizioterapi në Tiranë për arsye dëmtimi dhe nesër (sot) besoj se do jetë nën urdhrat e stafit teknik. Gjithë të tjerët janë brenda parametrave të duhur fizik dhe ç’është më e rëndësishmja nuk kemi të dëmtuar. Ditët që na kanë mbetur dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Kukësin i quaj pamjaftueshme. E megjithatë, stafi teknik po punon fort me dy seanca në ditë për t’u përmirësuar sa më shumë”, u shpreh Çavo.
Luftetari3

INSISTIMI Nisur nga ndërprerja e gjatë e kampionatit dhe stërvitjet në kushte shtëpie, trajneri Neritan Novi tashmë është
duke i mëshuar përmirësimit të komponentëve tekniko-taktikë. Në këtë kuadër, edhe këtë javë do të vazhdojnë me dy seanca
në ditë. Paradite do të punojnë fizikisht, ndërsa pasdites taktikisht, kohën më të madhe të programit të detajuar deri në hollësi,
i cili konsiston në lojën me top. Edhe seanca e së shtunës pasdite u përqendrua në veprime individuale me topin, lojën e ndarë
në grupe me nga katër-pesë lojtarë dhe në ekzekutim e goditjeve standarde dhe penalltive.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"