Ceremonia e “Topit të Artë”, Van Dajk thumbon keq Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 20:41

Ceremonia e “Topit të Artë”, Van Dajk thumbon keq Kristiano Ronaldon

Është duke u mbajtur në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë” 2019. Ajo që bie në sy është mungesa e yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo. Portugezi është informuar që nuk do të jetë ai fituesi, teksa ka zgjedhur të mos jetë fare prezent.

Van Dijk

Nuk kanë munguar thumbimet ndaj tij në këtë mbrëmje gala. Ka qenë futbollisti i Liverupit, Virxhil Van Dajk, i cili në një prononcim për RTL 7 ka thumbuar CR7.

I pyetur nga gazetari për mungesën e Ronaldos, dhe nëse është një rival më pak për të, Van Dajk, i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij, duke bërë ironi.

GAZETARI: Kristiano Ronaldo nuk është sonte këtu, a është një rival më pak për ju?

VAN DAJK: Pse ishte favorit ai?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"