Çerçesov: Nuk do ta shoh Botërorin, uroj ta fitojë Belgjika…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 12:36

Çerçesov: Nuk do ta shoh Botërorin, uroj ta fitojë Belgjika…

Ndoshta nuk e ka “tretur” ende humbjen ndaj Kroacisë, por Stanislav Çerçesov duket gati për fazën gjysmëfinale. Trajner i Rusisë tashmë e ka zgjedhur ekipin që do të mbështesë për t’u shpallur kampion bote.

cercesov

I ftuar në një emision sportiv, strategu rus ka pranuar: “Ndeshjet e mbetura nuk do t’i shoh, por shpresoj që Belgjika të mundë Francën e më pas të shpallet kampione.

Njihem me trajnerin Martinez, të cilin e kam takuar në Bryzh pak para se të niste Botërori. Kur gjithçka të ketë mbaruar, do të ulem t’i analizoj ndeshjet, por për shkak të pozicionit tim si trajner. Për momentin, futbollin do t’ua lë spektatorëve, fundja sporti u përket tifozëve”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"