Çelsi sfidon Atletikon, Tuhel dhe Azpilikueta: I mundim spanjollët, frikë vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 13:21

Çelsi sfidon Atletikon, Tuhel dhe Azpilikueta: I mundim spanjollët, frikë vetëm…

Atletiko e Madridit do të presë Çelsin në një ndeshje spektakolare. Dy nga skuadrat më të mira në Europë do të përballen në “Wanda Metropolitano” për fazën e 1/16-ave të Champions-it. Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, u shpreh në konferencën për shtyp se do të jetë një ndeshje delikate për skuadrën e tij. “Është një provë e madhe për ne. Atletiko është një skuadër me eksperiencë në këto nivele dhe kanë një trajner që di si luhen sfida të tilla. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë për ne. Do t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës sonë dhe e dimë që ndaj Atletikos duhet të luftojmë shumë. Jemi përgatitur me qetësinë e nevojshme dhe duam të luajmë ndeshjen tonë pa u ndikuar nga kundërshtari, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, tha trajneri gjerman.

tuchel-chelsea-2021_ix9qd3iztyp71956o6m7ujeas

AZPILIKUETA

Kapiteni i anglezëve, Sezar Azpilikueta, i njeh mirë spanjollët. Ai u shpreh se skuadra beson tek aftësitë e saj dhe do të përballet pa frikë ndaj madrilenëve. “Nga dita e parë që trajneri Tuhel erdhi në klubin tonë na e bëri të qartë se çfarë kërkonte nga ne. Kemi marrë disa rezultate pozitive në ndeshjet e fundit dhe kjo na ka bërë mirë nga ana morale. Atletiko është një skuadër e fortë dhe jo pa arsye kryesojnë kampionatin spanjoll.

Do të përballemi ndaj një ekipi të fortë dhe ekspert për sa u përket këtyre përballjeve. Simeone ka shumë vite aty dhe di se si funksionon skuadra e tij. Por, ne do të bëjmë lojën tonë dhe nuk do të kushtëzohemi nga askush. Jam i bindur që do të marrim një rezultat pozitiv pasi kemi një skuadër të përbërë nga lojtarë të mëdhenj”, tha spanjolli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atletikon. Sfida mes bardhekuqve dhe bluve të Londrës pritet të jetë e zjarrtë për vetë objektivat që kanë skuadrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"