Çelsi gati për transferimin e parë këtë merkato, ja çfarë kërkon sulmuesi i Barcelonës përpara se të firmosë me “Blutë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 12:41

Çelsi gati për transferimin e parë këtë merkato, ja çfarë kërkon sulmuesi i Barcelonës përpara se të firmosë me “Blutë”

Çelsi është shumë pranë transferimit të sulmuesit francez të Barcelonës, Osman Dembele, i cili do të largohet me parametra zero nga klubi katalanas.

DEMBELE

Francezi nuk ka zgjedhur që të rinovojë me “Blaugranat” dhe një ribashkim me ish-trajhnerin e tij te Borusia e Dortmundit është ajo që ai kërkon.

Gjithsesi, Dembele ka një kërkesë për klubin anglez përpara se të hedhë firmën në kontrat. Ai kërkon që të jetë titullar në formacion dhe të mos jetë pjesë e një rotacioni.

Siç bën me dije “The Sun”, Çelsi është gati që ta pranojë këtë kërkesë të francezit dhe së shpejti pritet që të vijë dhe zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"