Çelsi dëshiron të kalojë Interin, bën ofertën e parë ndaj Veronës për Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:01

Çelsi dëshiron të kalojë Interin, bën ofertën e parë ndaj Veronës për Kumbullën

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A për këtë sezon, ku po shkëlqen me Veronën. marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij, teksa tashmë shumë skuadra të mëdha interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Interi prej kohësh ka shfaqur interes për 20-vjeçarin, të cilin e shikon si një investim të madh për të tashmen dhe për të ardhmen. Megjithatë zikaltërit mund ta humbasin garën për Kumbullën, pasi së fundmi në garë është futur edhe Çelsi.

Majde sipas asaj që shkruan “L’Arena”, anglezët duan ta kalojnë Interin dhe kanë paraqitur ofertën e parë te Verona për të marrë shërbimet e lojtarit.kumbulla ronaldo

Thuhet se Çelsi ka ofruar 23 milionë euro për Kumbullën, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë lojtarin në ekipin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"