“Çdo ndeshje, si ‘provim’ përfundimtar për Egnatian”, Artan Bano: Do të rikthehemi bindshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 9:38

“Çdo ndeshje, si ‘provim’ përfundimtar për Egnatian”, Artan Bano: Do të rikthehemi bindshëm

Rrogozhinasit po vijojnë stërvitjen në ambientet e stadiumit, nën drejtimin e trajnerit Artan Bano. Për sot Egnatia ka në program një miqësore me Teutën në Durrës. Për “Panorama Sport”, trajneri i rrogozhinasve, Artan Bano, tregon se në çfarë gjendjeje e ka skuadrën:

artan bano

“Kemi nisur punën nga fillimi i javës dhe po ecim me ritëm të kënaqshëm. Për t’ua bërë më të lehtë stërvitjen lojtarëve, gjetëm një orar të përshtatshëm sa u takon temperaturave. Ka qenë një periudhë e vështirë pauza gjatë pandemisë, por në çdo rast jeta ka më shumë rëndësi se gjithçka.

Tashmë ka kaluar ajo pjesë dhe vëmendja është te ndeshjet e mbetura. Fitorja me Dinamon para ndërprerjes ishte fillimi i një etape për ne. Koha për të rifituar energji është e favorshme dhe deri në duelin me Veleçikun do rikthehemi bindshëm. Egnatia do ta konsiderojë çdo sfidë sikur të ishte ‘provim’ përfundimtar. Një qytet që jeton me sportin meriton të jetë pjesë e niveleve të larta”.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"