Bylis vazhdon serinë e fitoreve, Beqiri: Jemi komodë, por duhet ta zgjidhnim më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 12:05

Bylis vazhdon serinë e fitoreve, Beqiri: Jemi komodë, por duhet ta zgjidhnim më shpejt

Jeton Beqiri i kënaqet fitores së nëntë, e megjithatë priste diçka më tepër përballë Apolonisë. Edhe pse janë në pozita komode, mendon se duhet ta zgjidhnin më shpejt ndeshjen.

Jeton Beqiri

“Ndoshta duhet ta zgjidhnim ndeshjen më shpejt, por derbet të tilla janë, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe jashtë. Unë personalisht dhe skuadra kurrsesi nuk u nisëm nga pozita e Apolonisë, por nga fakti që në historikun mes Bylisit dhe fierakëve, janë ndeshje që edhe në sfidat miqësore prodhojnë lojë të bukur dhe nerv sportiv, edhe pse vitet e fundit ne kemi dominuar.

Duhet të shënonim më shumë gola, sepse i kishim mundësitë, por gjithsesi morëm 3 pikët. Jemi në pozita komode, le të vazhdojmë të punojmë dhe të marrim çdo ndeshje duke dhënë maksimumin. Vetëm kështu, duke realizuar objektivin e përafërt, shkojmë me sukses drejt objektivit madhor”, tha trajneri i Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"