Bushi: Kemi rinovuar 90% të skuadrës, Panuçi do të afrojë lojtarë të tjerë nga Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 12:53

Bushi: Kemi rinovuar 90% të skuadrës, Panuçi do të afrojë lojtarë të tjerë nga Shpresa

Trajneri i Kombëtares Shpresa, doli sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve, së bashku me kapitenin Keidi Bare, ku foli për elementët e rinj në ekipin Shpresa si dhe për miqësoren e ditës së nesërme ndaj Bosnjës. Bushi tregoi se ka rinovuar 90% të skuadrës dhe në përbërje ka lojtarë tepër cilësorë.

Bushi

“Ndeshjet miqësore zhvillohen për të testuar futbollistët, kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës. Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin, kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panuçi i ka në vëzhgim dhe do ti afrojë në përfaqësuesen A.

Në eliminatorët e radhës pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me eksperiencën e fituar do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës kemi të bëjmë me një kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për tu përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira”, u shpreh trajneri Alban Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"