Bushi: Brenda vendit ka më shumë talente se jashtë, prindërit shpesh bëhen problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 12:15

Bushi: Brenda vendit ka më shumë talente se jashtë, prindërit shpesh bëhen problem

Bushi dhe Mustedanagoviç kanë folur sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për fëmijët e moshave që ata drejtojnë. Ja disa fraza të shkëputura nga intervista e trajnerit të Kombëtares U-19, Alban Bushi.

bushi

Nga 2000 fëmijë sa prej tyre kanë shansin të arrijnë të moshat e Kombëtares apo te Kombëtarja A?

Është pak e vështirë se ne këtë moshë vazhdimësia është delikate, por nga grupmosha 2000 e lartë u kemi dhënë mundësinë shumë talenteve.

Kush punon me moshat U-15 për momentin?

Nuk kemi trajnerë për ta, por së shpejti do të kemi edhe trajnerë për këto mosha. Për momentin  këto grupmosha stërviten me klubet.

Pse kaq shumë lojtarë nga Italia dhe Zvicra te moshat?

Sepse atje punohet me moshat dhe ka më shumë cilësi krahasuar me vende të tjera. Dhe atje ka edhe shumë shqiptarë që duan të luajnë për Kombëtaren. Edhe brenda vendit ka talente por duhet punuar sepse ka më shumë talente se jashtë. Po u punua mirë do të kemi lojtarë edhe nga brenda vendit.

A është kontaktuar Durmishaj nga federata greke?

Jo, por edhe të ishte kontaktuar nuk do të pranonte ftesën e tyre. Nuk kemi pasur lojtarë që na kanë ikur nga Kombëtarja deri tani, janë thjesht çështje mediash.

A keni patur raste presionesh në punën tuaj?

Prindërit janë problem në vendin tonë sepse nuk i lejnë trajnerët të punojnë të qetë. Ata duhet thjesht ta dërgojnë fëmijët në stërvitje dhe pastaj tua lenë trajnerëve të bëjnë punën e tyre. Ne duam të bëjmë më të mirën për çdo fëmijë.

Ka patur probleme të tilla të moshat e kombëtares?

Ka patur, por tani jo më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"