Bufon zbulon sekretet: Ndihem më mirë se 5 vite më parë, jam kafshë në rivalizim

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 10:34

Bufon zbulon sekretet: Ndihem më mirë se 5 vite më parë, jam kafshë në rivalizim

Mosha është thjesht një numër për Xhixhi Bufon. Në një prononcim për mediat franceze, portieri i PSG-së deklaron se ndihet 5 vite më i ri dhe zbulon se është një kafshë për të rivalizuar dhe i pëlqen të përballet dhe t’i kalojë vështirësitë.

bufon

“Jam më mirë se 5 vite më parë. Mund të duket e pamundur, por unë kështu e ndiej veten. Ndoshta kjo më ndodh sepse kam ndërruar mënyrën e punës, por mendoj se për moshën time kjo ka të bëjë vetëm me motivimin.

Pas 40 viteve në Itali, nuk është e lehtë të ndryshosh jetën tënde. Nuk e kisha idenë sesi do të më prisnim futbollistët e tjerë, isha disi i shqetësuar për këtë. Ndonjëherë  refuzojmë të bëjmë një jetë të re për shkak të frikës për të ndryshuar.

bufon2

Por mua më pëlqen të bëj të kundërtën, më pëlqen të vihem në provë, jam një kafshë për të rivalizuar, më pëlqen të përballem dhe t’i kaloj vështirësitë. Ndihem mirë me ta dhe kam marrëdhënie shumë të mira. Në një grup ka shumë rëndësi vlerësimi për njëri-tjetrin. PSG do të luajë 60 ndeshje sezonale dhe është logjike të ketë 3 portierë të rëndësishëm”, u shpreh Bufon për “France Fooball”.





www.minuta90.com