Bregu e Ibrahimi për barazimin, Luftëtari e mbyll me 10 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2016 | 14:22

Bregu e Ibrahimi për barazimin, Luftëtari e mbyll me 10 (VIDEO)

Luftëtari dhe Partizani kanë ndarë nga 1 pikë në takimin e parë që vendasit zhvillonin në këtë sezon në Gjirokastër. Goli i Bregut dhe supergoli i Ibrahimit vendosën fatet e takimit që u mbyll në shifrat 1-1. Luftëtari e mbylli takimin me 10 lojtarë pasi Liçaj u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

luftetari partizani

Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke mbetur provizorisht në vend të dytë në renditje, ndërkohë Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve duke mbetur provizorisht në vendin e 6.

Komenti minutë pas minute / Luftëtari – Partizani 1-1

90+6′ Përfundon takimi.

90+5′ Ekuban tenton të devijojë një top me kokë, por Miraka kontrollon pa problem.

90+4′ Torasa tenton nga jashtë zonës sërish, por Miraka i vëmendshëm kontrollon topin.

90+1′ Trashi tenton brenda zonës me një goditje të rrezikshme, por topi del jashtë mbi traun e portës.

90′ Torasa tenton një goditje nga larg, por Miraka largon rrezikun.

89′ Luftëtari kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Satonjo, në fushë Beqiri.

89′ Liçaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Trashit.

87′ Bregu tenton një goditje mjaft të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

85′ Partizani po përpiqet të përmbysë shifrat, po mungojnë rastet e pastra.

80′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Aleksi i dëmtuar, në fushë Rrapo.

76′ Luftëtari i afrohet golit pas një rrëmuje në zonë, por Hoxha i vëmendshëm shpëton portën e tij.

75′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Bardhi, në fushë Fili.

ibrahimi

72′ Ibrahimi shënon supergol për të barazuar shifrat duke goditur saktë në pozicion diagonal një top nga e djathta e hyrjes së zonës.

68′ Karton i verdhë për Liçajn pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Torasës.

66′ Një goditje e lehtë me kokë në zonë e Malotës kontrollohet pa problem nga Miraka.

63′ Trashi tenton portën me anë të një goditjeje dënimi, por reagon saktë Miraka.

63′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Abazaj i dëmtuar, në fushë Montero.

luftetari gol

57′ Luftëtari kalon në avantazh me anë të Bregut i cili godet mjaft saktë një top brenda zonës që nuk u largua saktë nga mbrojtja e Partizanit.

56′ Trashi tenton një goditje qëndrore nga hyrja e zonës, por Miraka kontrollon topin pa problem.

51′ Karton i verdhë për Malotën pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Rexhinaldos.

48′ Ekuban tenton me një goditje diagonale nga krahu i djathtë i hyrjes së zonës, por Miraka largon rrezikun.

46′ Fillon pjesa e dytë. Luftëtari luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

44′ Karton i verdhë për Bardhin pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Abazajt.

39′ Liçaj kroson rrezikshëm në zonë nga e djathta, por goditja me kokë e Rexhinaldos kontrollohet pa problem nga portieri Hoxha.

37′ Karton i verdhë për Ramadanin pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Torasës.

penalltia e pretenduar

36′ Torasa tenton të kalojë Bregun për t’u futur në zonë nga e djathta por pengohet dhe pretendon për penallti. Për arbitrin ka vetëm rivënie fundore.

34′ Torasa futet në zonë dhe tenton një goditje drejt portës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

31′ Kalojnë në qetësi këto minuta. Mungojnë rastet e rrezikshme.

24′ Ibrahimi futet në zonë nga e djathta dhe kroson rrezikshëm në zonë, por Bojom arrin të bllokojë topin para se të shkojë te Ekuban.

18′ Bregu fut në zonë nga e majta një top të rrezikshëm, por Rexhinaldo nuk ia del dot ta devijojë saktë në portë.

15′ Mungojnë rastet për shënim në minutat e kaluara. Të dyja skuadrat nuk gjejnë dot hapësira në prapavijën kundërshtare.

10′ Bregu kroson një top të rrezikshëm në zonë, por goditja me kokë e Bojom del jashtë mbi traun e portës.

9′ Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke goditur direkt portën, por portieri Miraka reagon saktë duka larguar topin nga zona. Tenton edhe Ramadani nga jashtë zonës, por godet keq.

5′ Kalojnë në qetësi minutat e para. Ekipet tregojnë dëshirë, por iu mungon saktësia për të rrezikuar seriozisht kundërshtarin.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

Formacionet zyrtare

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Rapa, Bojom, Mersini, Ramadani, Aleksi (Rrapo 80′), Satonjo (Beqiri 89′), Bregu, Abazaj (Montero 63′), Rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Malota, Atanda, Ibrahimi, Vila, Ramadani, Bardhi (Fili 75′), Trashi,Torasa, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar kryesor: Kridens Meta

KV: Ramadani 37′, Liçaj 68′ / Bardhi 44′, Malota 51′

KK: Liçaj 89′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"