”Bregu dhe Krasniqi kanë luajtur me stil ndryshe te Skënderbeu”, Martini: Na pengon fusha e ‘Niko Dovanës’, Kallaku i mungon kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 18:56

”Bregu dhe Krasniqi kanë luajtur me stil ndryshe te Skënderbeu”, Martini: Na pengon fusha e ‘Niko Dovanës’, Kallaku i mungon kampionatit

Trajneri i Teutës, Edi Martini u prononcua për “Gol pas goli” në Supersport pas fitores 1-0 kundër Apolonisë. 
bandicam 2021-02-06 18-46-29-427
“Fitore minimale për Apoloninë – Unë e kam thënë se të rëndësishme janë  pikët, lufta është e egër. Me Apoloninë dhe Skënderbeut duhet të luash fort. Arritëm të shënojmë. Normalisht, punojmë për ta rregulluar shënjestrën. Me këto ekipe të vendeve të fundit, të gjithë do ta kenë vështirë me Apoloninë, që ka bërë një ndeshje shumë të mirë.

Zgjidhja e golit – Është e vërtetë që kemi probleme. Edhe Vila, Bregu me Krasniqin kanë kualitet, jam i sigurtë që do na shërbejnë në momentet më të rëndësishme. Mbetet për të rregulluar shënjestra. Nuk është lehtë të përshtatesh me mënyrën e re të lojës, sepse Bregu dhe Krasniqi kanë luajtur deri sezonin e kaluar me një ekip tjetër si Skënderbeu. Punojmë përditë. Kanë luajtur ndryshe te Skënderbeu. Nuk është lehtë të ambjentohesh me një stil të ri loje. Ndoshta dhe ne duhet t’i mbështesim. Po ndryshojmë mënyrën e lojës që dhe ata të dalin te goli. Janë ndeshje të ngjeshura që duhet të kompensojmë energjitë në mënyrë që t’i shërbejmë ekipit.

Kallaku – Ka qenë një lojtar i zoti në pasimin e funduit, presingun lart dhe qarkullimin e topit. Ka shënuar në momente decizive. Ka qenë e vështirë t’ia merrje topin. Na mungon vetëm neve, por dhe kampionatit. Por nuk duhet të qahemi. Kemi bërë blerje. S’duhet ta kthejmë kokën pas. Mendoj se kemi cilësitë e duhura. Kam besim absolut te Bregu, Krasniqi, Karabeci, Daja dhe Xhekson. Kemi patur problem me presionin e rezultat. Kemi fituar ndeshje dhe pa luajtur mirë. Duhet të qetësohemi dhe mendojmë për ndeshjen e radhës. Deri në fund të kampionati do të jemi aty.

Po ta shikoni, fusha e Durrësit nuk është në cilësinë e duhur. Është një problem për ne sepse qarkullojmë shumë topin. Kemi luajtur me Kukësin në Elbasan, ku fusha është e mirë dhe nuk e kemi patur problemin e presionit të kundërshtarit. Stërvitemi në bar sintetik, që është i fortë. Fusha nuk është në cilësinë el ojës. Prandaj hasim vështirësi në ndërtimin e aksioneve”, përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"