Brazili me një tifoz special për sfidën me Korenë e Jugut, Pele motivon “Seleçao”: Do t’ju mbështes nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 17:25

Brazili me një tifoz special për sfidën me Korenë e Jugut, Pele motivon “Seleçao”: Do t’ju mbështes nga…

Pele ka qenë kryefjala e mediave braziliane së fundmi, pasi u raportua që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe se u dërgua në terapi intensive pasi kimioterapia nuk shkoi siç pritej.

Pelee-600x360

Gjithsesi ai ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se është në gjendje të mirë dhe se asgjë nuk është siç e thonë mediat.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi, legjenda braziliane ka zgjedhur që të suportojë “Seleçao” për sfidën me Korenë e Jugut, e cila do të luhet ditën e sotme.

“Në 1958, në Suedi, po ecja rrugëve teksa mendoja për një premtim që i kisha bërë babait tim. E di që shumë kombëtare kanë bërë po të njëjtin premtim dhe gjithashtu janë në ndjekje të Kupës së Botës. Dua t’ju inspirojë ju shokët e mi, do të shikoj ndeshjen nga spitali dhe do t’ju mbështes. Jemi në këtë rrugëtim së bashku. Paç fat Brazili ynë!”, shkruan Pele në Instagramin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"