Braktisja nga tifozët, Shqipëri duhet të marrë shembull… Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 16:42

Braktisja nga tifozët, Shqipëri duhet të marrë shembull… Kosovën

Vetëm 1200 tifozë në miqësoren Shqipëri-Jordani, të luajtur të mërkurën në stadiumin “Elbasan Arena”. Po, tani vërtet kemi prekur fundin. Ky është pa diskutim rekordi më negativ në historinë e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në shtëpi. Çfarë po ndodh me krenarinë e tifozëve shqiptarë, që nuk i kanë munguar kurrë skuadrës në çdo vend ku ka luajtur?

tifozet-1

Ajo pamje e stadiumit në Shqipëri-Jordani konfirmoi as më pak e as më shumë, por humbjen e besimit që tifozët kanë ndaj futbollit shqiptar në veçanti dhe Kombëtares në tërësi. Nuk mund renditet si arsye prania e paktë në Elbasan prej emrit të kundërshtarit, pasi jo më larg se dy-tri vite më parë, Shqipëria ka luajtur edhe ndaj Lihtenshtejnit, Luksemburgut e Maltës, por minimalisht të pranishëm kanë qenë në stadium 5 mijë shikues.

Një nga arsyet kryesore të kësaj braktisje të Kombëtares është pa diskutim mungesa e tifozëve nga Kosova, ata të cilët mbushnin stadiumet shqiptare. Mirëpo, tashmë janë dy ekipe dhe për më tepër shembulli është konkret, pasi vetëm një ditë pas Shqipëri-Jordani, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u luajt Kosovë-Maltë, kishte të pranishëm 14 mijë tifozë.

Dardanet-2-780x439

Dëshira, motivimi dhe entuziazmi është dukshëm më i madh matanë kufirit, ndërsa këto tre elementë duket se po veniten dita-ditës në ambientin kuqezi. Tashmë vetëm rezultatet pozitive radhazi apo ndonjë fitore e madhe mund të rikthejë në masë tifozët kuqezinj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"