“BOMBA” NGA ANGLIA/ Mançester Junajtid mendon për pasuesin e Ronaldos, gati oferta faraonike për yllin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2022 | 14:34

“BOMBA” NGA ANGLIA/ Mançester Junajtid mendon për pasuesin e Ronaldos, gati oferta faraonike për yllin e PSG-së

Mançester Junajtid dhe Kristiano Ronaldo janë një hap larg “divorcit” total!

MBAPE

Intervista e lançuar nga 5 herë fituesi i “Topit të Artë” me gazetarin anglez, Piers Morgan ka krisur çdo marrëdhënie mes “Djajve të Kuq” dhe yllit portugez.

Sipas asaj që raporton britanikja “Mirror”, drejtuesit e Junajtid kanë evidentuar pasuesin ideal të Kristiano Ronaldos, i cili është Kilië Mbape.

Në Angli janë të sigurt që Mbape do t’i thotë lamtumirë parizienëve që në muajin janar pasi Junajtid ka gati ofertën faraonike prej 150 milionë eurosh për ta bërë për vete sulmuesin francez.

Nëse tratativa mes Mbapesë dhe Junajtid dështon, atëherë klubi nga Mançesteri ka gati opsionin B që është Viktor Ozimhen, i cili po kalon një moment fantastik në karrierë me Napolin.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"