Bogdani: Me Luksemburgun pashë vetëm 20 minuta dhe mendova që do fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2017 | 15:42

Bogdani: Me Luksemburgun pashë vetëm 20 minuta dhe mendova që do fitonim

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, aktualisht trajner i kombëtares U-19, Erjon Bogdani, nuk e ndoqi të plotë miqësoren mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, teksa thotë se pas 20 minutave të para pati përshtypjen që kuqezinjtë do të fitonin.

bogdani

Humbja me Luksemburgun

“Në fakt unë pashë vetëm 20 minutat e para, që më dhanë përshtypjen se skuadra jonë do të fitonte. Në fund rezultati ishte befasues edhe për mua. Shpresoj që në Izrael të luajmë më mirë dhe të fitojmë.”

Çfarë po i mungon kombëtares?

“Shqipëria duhet të luajë me grintë, sepse nuk ka lojtarë cilësorë si Spanja apo Italia. Duhet të bazohemi të karakteristikat tona, të luajmë me grintë dhe egërsi, sepse ato na kanë dhënë sukses.”

A duhet të vazhdojë De Biazi në krye të kombëtares?

“Kjo është pyetje për trajnerin, jo për mua. Unë jam vetë trajner dhe mund të gjendem në të njëjtën situatë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"