Bogdani këshillon Gashin: Zgjidh Fiorentinën e Souzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 14:08

Bogdani këshillon Gashin: Zgjidh Fiorentinën e Souzës

bogdaniSë fundmi është Trabzonspori që është hedhur në sulm për Gashin, por në Serinë A janë të paktën tri skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Erjon Bogdani ka sugjerimet e veta për futbollistin e Kombëtares.

Gashi po kalon periudhën më të keqe…

Në karrierën e një futbollisti ndodhin edhe këto. Pavarësisht formës së shkëlqyer të dy sezoneve të fundit, ndryshimi i trajnerit ka ndikuar negativisht tek ai dhe e ka bërë që të mos ketë aktivizime.

Cilën sugjeroni prej ekipeve të Serisë A, Fiorentina, Atalanta apo Verona?

Do të thosha Fiorentina, për faktin se ka një ekip shumë të mirë si dhe Souza është ish-trajneri i tij. Këto bëjnë që Gashi të ambientohej mirë në këtë skuadër. Krejt ndryshe ndodh nëse do të zgjidhte një tjetër ekip. Edhe pse do të binte në sy për formën e tij, presionit të ambientimit do t’i shtoheshin edhe problemet e ekipit dhe do t’ia vështirësonin shumë punën që në fillim të mbërritjes në këtë kampionat.

Një këshillë për Gashin?

Të zgjedhë një ekip që i jep garanci që do të luajë. I duhen ndeshjet që do t’i japin besimin e munguar dhe janë golat që do të shënojë për tifozët që mund ta rikthejnë atë në formën më të mirë. Unë madje nuk shoh asnjë diferencë me lojtarët aktualë të Bazelit, por është thjesht zgjedhje e trajnerit aktual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"